Mijëra familje dolën për “Ditën tradicionale të gomarit” për të ndjekur garat e gomerëve dhe një konkurs kostumesh

Ndërsa shumica e Amerikës Latine feston Ditën e Punës, qyteti  Otumba në verilindje të Meksikës, i kushton një festival gomerëve të tyre punëtorë.

Në këtë qytet gomerët janë mbretër për një ditë. Mijëra familje dolën për Ditën tradicionale të Gomarit për të ndjekur garat e gomerëve, ndeshjet e polo-s dhe një konkurs kostumesh.

Spektatorët panë mbi dhjetëra gomerë të veshur nga koka te thundra me një shumëllojshmëri të gjerë kostumesh si personazhet e televizionit meksikan.

Fermeri Agustin Franco, i cili mori pjesë me gomarin e tij në konkursin e kostumeve është mirënjohës për punën e palodhur të gomarit të tij.

“Ai gomari është i mirë dhe i shenjtë për mua sepse më ndihmon shumë. Nuk kam pse ta paguaj. Nuk na mjafton për të blerë makinë për të lëvizur në qytet”, tha ai.

Origjina e Festivalit të Gomarëve në Meksikë thuhet se nisi rreth gjashtëdhjetë vjet më parë, ku banorët e Otumbas, të cilët mbështeteshin shumë te gomarët kërkuan nga autoritetet që të kafsha e tyre të meritonte të nderohej në një ditë të vetme.

Klan News