Gjykata e Vlorës ka lënë në qeli 3 personat e arrestuar për trafikun e drogës 3 ditë më parë kur në Karaburun u kap një gomone me 577 kilogramë kanabis.

Ndaj të arrestuarve Mandi Begaj 43 vjeç, Herman Muçaj 27 vjeç dhe Ëngjëllush Mukaj 37 vjeç, trupa gjykuese caktoi 40 ditë arrest në burg, kohë në të cilën Prokuroria duhet të dorëzojë prova të tjera.

Lënda narkotike e sekuestruar dyshohet se do të trafikohej në Itali. Por teksa po ndiqeshin nga policia, në një moment trafikantët që ishin në bord tentuan të braktisin gomonen pranë vendit të quajtur Gjiri i Dafinës, por u ndaluan nga policia. Një pjesë e lëndës narkotike të sekuestruar ishte në formë çokollate.

Të ndaluarit akuzohen për trafik ndërkombëtar droge. Policia po punon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të trafikut. /tvklan.al