Droga do të dërgohej në Itali

Dalin detaje të reja për gomonen me 577 kilogramë kanabis që u ndalua pasditen e së dielës në afërsi të Karaburunit në Vlorë.

Policia thotë se pas pikasjes së mjetit lundrues ndjekja e ka vijuar për disa orë në det.

Në një moment trafikantët që ishin në bord tentuan të braktisin gomonen pranë vendit të quajtur Gjiri i Dafinës, por u ndaluan nga policia. Një pjesë e lëndës narkotike të sekuestruar ishte në formë çokollate.

Në pranga ranë Mandi Begaj 43 vjeç, Herman Muçaj 27 vjeç dhe Ëngjëllush Mukaj 34 vjeç, të tre banues në Vlorë të cilët po përpiqeshin ta dërgonin drogën në Itali.

Të ndaluarit akuzohen për trafik ndërkombëtar droge. Policia thotë se po punon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të trafikut.

Tv klan