Gonzalo Higuain mbërriti mbrëmjen e së mërkurës në Milano, ndërsa mëngjesin e së enjtes zhvilloi vizitat mjekësore. Si në aeroport dhe në klinikën Madonnina ai u prit me entuziazëm nga tifozët e Milan.

Gonzalo Higuain, futbollist i Milan:

Jam i lumtur për këtë aventurë të re. I përshëndes të gjithë tifozët edhe ata të Juventus, të cilët më që më kanë mbeshtëtur. Uroj që me Milan të shkoj sa më larg.

Gonzalo Higuain kalon në formë huazimi për 18 milionë euro, ndërsa për ta marrë kartonin e tij duhen edhe 36 milionë të tjerë në fund të sezonit. Te Milan do të kalojë edhe Mattia Caldara, ndërsa do të kthehet te Juventus, Leonardo Bonucci. Qendërmbrojtësi luajti për kuqezinjtë e Milanos sezonin e kaluar dhe largimi i tij u vlerësua si tradhëti nga tifozët e Juves. Në mbërritjen e tij në Torino ai u prit vetëm nga gazetarët.

Tv Klan