Në mes të ujit të kaltër të Ksamilit dhe duke shijuar rrezet e diellit, gazetarja amerikane Maggie Rulli ka ndarë eksperiencën e pushimeve në Shqipëri, për emisionin “Good Morning America” në New York.

“Jeta është shumë e bukur këtu. Këmbët i kam në ujë, dielli po shkëlqen dhe kam para një pamje të jashtëzakonshme. Kur them Shqipëri, shumë njerëz mund të mos mendojnë një vend për pushime, pasi është një shtet që ende e lidhin me komunizmin, por shikoni sa shumë njëra kanë ndryshuar në 30 vitet e fundit.”

Por përveç plazheve të bukura, Shqipëria ofron dhe mjaft histori. Butrinti është cilësuar si një destinacion i rëndësishëm për ta shijuar vendin tonë edhe në këtë aspekt.

Në materialin e përgatitur për televizionin amerikan, gazetarja Maggie Rulli thotë se në Shqipëri mund të gjesh akomodim luksoz me çmime shumë më të arsyeshme se vendet e tjera fqinje, si Itali, Greqi apo Kroaci.

Klan News