Akuzohet se shkeli privatësinë e fëmijëve. Nisin hetimet

Gjigandi i rrjetit Google do të paguajë një gjobë prej 200 milionë $. Akuza mbërrin nga Komisioni Federal për tregtinë, mbi shkelje të privatësisë së fëmijëve në Youtube.

Sipas Agjensisë Federale, Google ka mbledhur të dhënat personale, numër telefoni dhe tipin e aparatit celular pa lejen e prindërve, për ti përdorur më pas për publicitet të tepruar në Youtube. Tani çështja do të shqyrtohet edhe nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA.

Për Gjigandin e Mountain View kjo nuk është hera e parë që gjobitet në shifra të tilla. Një vit më parë nga BE mbërriti një gjobë prej 4.3 mld $ për sistemin e tij Android. Sipas Komisionit Evropian në atë kohë Google kishte abuzuar me pozicionin dominues të sistemit operativ në treg, duke mos respektuar konkurrencën.

Klan Plus