Vitin e kaluar, problem lajmet e rreme për pandeminë dhe zgjedhjet

Njësia Alphabete Google do të kontribuojë me 25 milionë euro në Fondacioni Europian të Medias dhe Informacionit për të luftuar lajmet e rreme. Një vendim i tillë vjen pas kritikave të vazhdueshme se gjigantët e internetit dhe teknologjisë nuk po ndihmojnë për të luftuar dezinformacionin.

Pandemia e COVID-19 dhe zgjedhjet e vitit të kaluar në SHBA nxitën një valë masive deinformacioni në rrjet, ndërsa rregullatorët kërcënuan të marrin masa nëse gjigantët e internetit nuk veprojnë për të luftuar fenomenin.

Në mënyrë të veçantë Kongresi Amerikan po u bën presion drejtuesve të gjigantëve të internetit dhe teknologjisë së informacionit, përfshirë Facebook-un dhe Google-in, që të marrin masa ose ligjvënësit do t’i vendosin përpara faktit të kryer, duke ndryshuar rregullat e lojës.

Fondacioni Europiani Medias dhe i Informacionit që filloi punë javën e kaluar, synon të listojë kërkuesit e informacionit, verifikuesit e fakteve, organizatat jo fitimprurëse dhe institucionet publike me qëllim për të luftuar valën e lajmeve të rreme në rrjet.

“Pas paqartësive dhe sfidave që u krijuan vitin e kaluar, rezultoi më e rëndësishme se kurrë për njerëzit që të kenë qasje në informacion të saktë dhe të verifikuar,” tha Matt Brittin, kreu i Google për biznesin.

Fondacioni do të ketë mandatë pesëvjeçar.

Observatori Europian i Mediave Dixhitale që është krijuar nga Komisioni Europian vitin e kaluar, do të ketë detyrën e përzgjedhjes së projekteve për luftimin e lajmeve të rreme. Në përbërje të tij janë verifikues faktesh dhe akademikë.

Klan News