Google Chrome nuk do të funksionojë në disa kompjutera, zbuloni përse bëhet fjalë



Google Chrome nuk do të funksionojë në disa kompjutera, zbuloni përse bëhet fjalë

10:43 25/11/2020

Google Chrome ose shfletuesi i internetit, nuk do të funksionojë në disa kompjutera duke filluar që nga viti 2022. Bëhet fjalë për kompjutera që funksionojnë me sistem operativ Windows 7.

Google Chrome nuk do të mbështesë më funksionimin e aplikacionit të saj për këtë sistem operativ.

Sipas ekspertëve, Chrome do të ndalojë së funksionuari në kompjuterat me Windows 7 duke filluar nga data 15 Janar 2022.

Kjo datë nënkupton zgjatje me 6 muaj të afatit, pasi fillimisht ishte caktuar 15 Korriku i vitit 2021.

Nga ana tjetër, Google po punon për një përditësim të Chrome pas disa problemeve të sigurisë. Hakerat kishin mundur të depërtonin në kompjuterat e përdoruesve duke përdorur disa dobësi të Google Chrome.

Këto mangësi në sigurinë e browser tashmë do të rregullohen, ka njoftuar Google, duke premtuar se përditësimi i aplikacionit do të mundësojë edhe rritje të shpejtësisë gjatë kërkimit në internet. /tvklan.al







Të ngjashme