Në vitin 2016, Apple ndryshoi grafikën e përdorur për “emojit” e saj të armëve, duke e zëvendësuar “emojin” e pistoletës me një pistoletë uji në ngjyrë jeshile.  

Vetëm pak ditë më parë, Twitter bëri të njëjtën gjë.

Dhe tashmë duket se Google do të ndjekë shembullin. Ikonat e armëve në Android ka të ngjarë që së shpejti të zëvendësohen me pistoletë uji në ngjyrë portokalli dhë të verdhë.

Në këtë pikë, Google nuk mund t’i shmangej këtij ndryshimi. Dukej se do të ndodhte sa më shpejt kur Apple bëri këtë kalim dhe më pas të tjerët filluan ta ndjekin, Twitter gjatë kësaj jave dhe Samsung me publikimin e Galaxy S9.

Është një çështje që ka të bëjë me qartësinë në komunikim. Nëse një pjesë masive e njerëzve (përdorues të Apple) mund të dërgojnë një pistoletë lodër ndaj një grupi masiv njerëzish (përdorues të Android) që iu rezulton si pistoletë e vërtetë, atëherë ka vend për të gjitha llojet e keqkuptimeve. Kompania Apple bëri e para ndryshimin dhe tashmë që të tjerët e kanë ndjekur, Google nuk mund të bënte përjashtim./tvklan.al