Google do të investojë 7 miliardë dollarë në zyra dhe qendra të dhënash në të gjithë SHBA-në këtë vit dhe do të krijojë 10,000 vende pune të reja. Gjithë kjo vjen pas një rrije të përdorimit të internetit për shkak të pandemisë.

Investimi i fundit përfshin plane zgjerimi për qendrat e të dhënave në Nebraska, Karolinë e Jugut dhe në Teksas, e po ashtu në zyrat e saj në Atlanta, Washington, Chicago dhe New York.

Google po shpenzon gjithashtu 1 miliard dollarë në Kaliforni. Investimet do të krijojnë të paktën 10,000 vende pune të reja me kohë të plotë në Google, tha Kryeshefi Ekzekutiv Sundar Pichai. Aktualisht Google ka më shumë se 84,000 të punësuar në vend.

Vetëm në vitin 2020, shërbimet e Google kontribuan në 426 miliardë dollarë të aktivitetit ekonomik në Shtetet e Bashkuara./tvklan.al