Google Chrome tani ju paralajmëron automatikisht nëse fjalëkalimet janë të hakuara.

Një risi në shfletuesin e internetit Chrome të Google skanon tashmë çdo hyrje në një databazë me më shumë se 4 miliardë fjalëkalime të hakuara.
Tani pa ndihmën e një instalimi shtesë vetëm nëpërmjet Google, në të dy versionet desktop dhe mobile ju njoftoheni për sigurinë e fjalëkalimit tuaj.

Në rast të ndonjë ngjashmërie sistemi ju sugjeron për ndryshim të të dhënave tuaja personale të hyrjes në një faqe interneti. Vazhdimisht të dhëna personale vidhen nga faqe të ndryshme dhe ka shumë klientë ose hakera që në vend të fjalëkalimeve të rastësishme përdorin ato të vjedhura më parë, pasi të gjithë kanë tendencën për të ripërdorur fjalëkalimet e vjetra ose të ngjashëm.

Nëse përdorni fjalëkalime të gjata dhe unike për çdo profil që keni atëherë rreziku është më i ulët. /tvklan.al