Motorri i kërkimeve “Google” ka publikuar videon e klikimeve që bënë bujë në 2014.
Tashmë që fundi i vitit po afron, “Google” thotë se 2014 ka shënuar vitin me më shumë klikime përsa i përket ngjarjeve tendecë, siç ishte sfida e “Ice Bucket Challenge”.
Në 2014 është kërkuar triliona herë. Personazhi më i kërkuar ka qenë Jennifer Lawrence, duke ia kaluar edhe Kim Kardashian. Kjo për shkak të fotove nudo që hackers-at publikuan në Gusht të këtij viti.
Në 12 muajt e 2014-ës “Google” renditen këto ngjarje, si 10-të më të kërkuarat:
10-Ukraina
9-“Frozen”
8-Ferguson
7-ISIS
6-Ice Bucket Challenge
5-Flappy Bird
4-Malaysia Airlines (Më shumë se 200 milionë klikime vetëm për “MH370”).
3-Ebola
2-World Cup
1-Robin Williams
tvklan.al