Google ka kërcënuar se do të tërhiqet nga Australia, për shkak të përplasjeve që ka pasur në këtë vend për reklamat. Ndërkohë Australi duket se kagati në ligj për të bërë Google, Facebook dhe kompani të tjera të teknologjisë të paguajnë mediat për përmbajtjen e tyre të lajmeve.

Por lidhur me këtë ligj, kompanitë amerikane të teknologjisë kanë kundërshtuar, duke paralajmëruar se do tërheqin disa nga shërbimet e tyre.

Por edhe pse kompanitë kanë deklaruar se mund të ndërpresin shërbimet e tyre, Kryeministri australian Scott Morrison tha se ligjvënësit nuk do t’i nënshtrohen kërcënimeve.

Ndërkohë drejtori i Google në Australi, Mel Silva, tha në një seancë dëgjimore në Senat se ligjet ishin të pazbatueshme.

Nëse ky propozim do të bëhej ligj, nuk do të na jepte zgjidhje tjetër përveçse të ndalojmë vënien në dispozicion të Google në Australi”, deklaroi ai.

Edhe më herët kompanitë si Facebook dhe Google janë përballur me presion në rritje për të paguar për përmbajtjen e lajmeve, ku Google arriti një marrëveshje historike me mediat në Francë./tvklan.al