Google Maps mund t’ju tregojë se cilin tren duhet të merrni ose të gjeni vendodhjen që ju duhet. Tani po e thjeshton udhëtimin edhe më shumë duke i lejuar përdoruesit të paguajnë parkimin ose transportin publik nga telefonat e tyre.

Përdoruesit mund të lidhin llogarinë e tyre Google Maps me Google Pay dhe të bëjnë pagesa që lidhen me transportin.

Drejtuesit e mjeteve në të gjithë Shtetet e Bashkuara tani do të kenë mundësinë të paguajnë për parkimin në rrugë nga Google Maps si pjesë e një partneriteti të zgjeruar me kompanitë e programeve të transportit Passport dhe ParkMobile.

Pagesa e Google Maps për funksionin e parkimit do të zgjerohet së pari përmes Android në më shumë se 400 qytete të SHBA, duke përfshirë Boston, Çikago, Hjuston, Los Anxhelos, Nju Jork dhe Uashington, DC. Kjo do jetë në dispozicion përmes versionit iOS të aplikacionit Google Maps së shpejti , tha kompania. Pagesa e transportit publik do të përfshijë më shumë se 80 agjenci udhëtimi në të gjithë botën.

Qëllimi, sipas menaxherit të Google Maps, Vishal Dutta dhe menaxherit të Google Pay, Fausto Araujo është të ndihmojë përdoruesit të paguajnë për parkim pa pasur nevojë të prekin një faturë apo diçka tjetër gjatë pandemisë se Covid-19.

Nëse lundrojnë me Google Maps në iOS dhe Android, shoferët në qytete të caktuara në SH.B.A. do të shohin një mundësi për të paguar për parkim me Google Pay ndërsa afrohen në destinacionin e tyre. Kjo do të thotë që një përdorues duhet të konfigurojë një llogari Google Pay, e cila është e lidhur me një kartë krediti ose debiti. /tvklan.al