Google “ndihmon” qytetet të kontrollojnë ndotjen

Mountain View, California, USA - March 29, 2018: Google sign on the building at Google's headquarters in Silicon Valley . Google is an American technology company in Internet-related services and products.

Google “ndihmon” qytetet të kontrollojnë ndotjen

13:02 10/10/2019

Një mjet që Google i ka ofruar SHBA për të ndihmuar qytetet të matin ndotjen dhe nivelet e emetimeve, tani është në dispozicion edhe në Europë.

Ai përpilon të dhënat e transportit dhe ndërtimit nga Google Maps dhe përmban të gjitha informacionet e nevojshme për emetimet.

Google fillimisht do t’ja ofrojë këtë mjet Birmingham, Manchester, Dublin, Kopenhagen. Planifikohet gjithashtu të përfshihen edhe më shumë qytete në javët e ardhshme.

Paneli i dizajnit është krijuar për të ndihmuar qytetet të shohin se çfarë ndryshimesh mund të bëjnë për të ulur emetimet, si për shembull krijimi i më shumë korsive të biçikletave dhe instalimi i paneleve diellore në ndërtesa.

Mendohet se këto të dhëna do të bëjnë një ndryshim themelor në përpjekjet që po bëhen për të arritur rezultate edhe më të mëdha. Ky mjet vlerëson më mirë situatën aktuale të qyteteve dhe ofron një monitorim në mënyrë më efikase duke çuar edhe në një përparim të madh për mbrojtjen e klimës. /tvklan.al

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori