Google ka pranuar se një gabim në “Google Photos” bëri që disa video private t’u dërgoheshin të huajve.

Sipas gjigantit të teknologjisë, ky gabim prek përdoruesit, që u përpoqën të kopjonin fotografitë e tyre midis 21 dhe 25 Nëntor të vitit të kaluar.

Në një prononcim për “9to5Google”, kompania kërkoi falje që disa video ishin eksportuar gabimisht në llogaritë  e përdoruesve të tjerë.

Ne jemi duke njoftuar njerëzit në lidhje me një problem, i cili mund të ketë prekur përdoruesit. Ne kemi rregulluar çështjen themelore dhe kemi kryer një analizë të thelluar për të parandaluar që kjo të ndodhë përsëri. Na vjen shumë keq që ndodhi”.

Sipas “9to5Google”, më pak se 0.01 përqind e përdoruesve u prekën, megjithëse siç theksohet, “Google Photos” ka 1 miliard përdorues në të gjithë botën. /tvklan.al