Kompania Google pa premtuar se do të përgjysmojë tarifat e shërbimit për zhvilluesit e aplikacione, të cilët paguajnë për të qenë pjesë Play Store. Në një deklaratë këtë të martë, Google sqaroi se ulja do të vlejë për ato aplikacione që fitojnë 1 milionë Dollarë çdo vit.

Tashmë me ndryshimet e reja do të ulen tarifat e dyqanit virtual të aplikacioneve të Google në 15% nga 30% që ka qenë më parë.

Vendimi pason një lëvizje të ngjashme nga Apple, e cila tha në nëntor se kishte në plan të ulte komisionet e saj të dyqaneve virtuale të aplikacioneve për zhvilluesit e programeve që bëjnë 1 milion Dollarë ose më pak të ardhura çdo vit.

Sidoqoftë, ndryshimi i politikës së Google nuk është i kufizuar vetëm në zhvilluesit më të vegjël.

Të dy kompanitë janë sulmuar nga firmat e mëdha si Microsoft Corp, Spotify Technology SA, si dhe fillestarë dhe kompani të vogla, që pretendojnë se tarifat u privojnë konsumatorëve zgjedhjet dhe rritin çmimin e aplikacioneve.

Google tha se rreth 99% e zhvilluesve në dyqanin e saj të aplikacioneve do të shohin një ulje 50% të tarifave pas lëvizjes, e cila do të ketë efekt nga 1 korriku.

Ndërkohë ende nuk është i qartë se sa do të jetë ndikimi financiar i lëvizjes së bërë nga Google./tvklan.al