Google vendos të shkarkojë të pavaksinuarit

Ethet e vaksinimit kanë përfshirë edhe Google. Motori gjigant i kërkimit në internet ka paralajmëruar të gjithë punonjësit se do të shkarkohen nga puna, nëse nuk janë të vaksinuar.

Zyrtarët e Google kanë nisur verifikimin e dëshmive të vaksinimit për të gjithë të punësuarit në Shtetet e Bashkuara, për të dorëzimin e të cilave, afati përfundimtar ishte parashikuar 3 Dhjetori. Punonjësit që kanë dështuar të dorëzojnë brenda afatit dëshminë e vaksinimit do të marrin leje të detyruar 30 ditore të paguar pas 18 Janarit.

Pas këtij afati, zyrtarët e Google kanë parashikuar një leje 6-mujore pa pagesë, periudhë gjatë së cilës ata mund edhe të vaksinohen. Në të kundërt, ata nuk do të lejohen të kthehen në vendet e tyre të punës.

Presidenti amerikan Joe Biden u përpoq të niste procesin gradual të vaksinimit me detyrim, por vendimi i tij u hodh poshtë nga gjykatat e disa shteteve federale, duke e bërë të pavlefshëm në shkallë kombëtare.

Tv Klan