6 shqiptarë pjesë e një grupi grabitësish vilash rezidenciale kryesisht të figurave publike në Francë, por edhe në Belgjikë u vunë në pranga nga policia.

Mes personave ishin dhe gra, pjesë e këtij grupi të arrestuar në qytetin Reims të Francës.

Sipas mediave belge, banda e shqiptarëve është e dyshuar për rreth 50 grabitje dhe grupi i tyre ndryshe njihej me emrin “Nikla”. Në krye të tij, po referuar mediave, ishte një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, por jo vetëm.

Edison Pula
Edison Pula

Bëhet fjalë për Edison Pulën, 30-vjeçari shqiptar, i arrestuar në Luksemburg në fund të janarit të vitit 2025 për llogari të Francës.  

Emri i tij si drejtues i kësaj bande të rrezikshme grabitësish doli falë identifikimit të profilit të tij gjenetik, i marrë nga më shumë se 30 vjedhje të kryera midis Qershorit 2022 dhe Shtatorit 2024.

Edison Pula, kërkohet edhe nga Shqipëria me njoftim të kuq në Interpol për vrasje të mbetur në tentativë.

30-vjeçari dyshohet se fshihet pas shpërthimit me eksploziv të automjetit të Gentjan Bejtjes në 2016-ën.

Tv Klan