Një ditë pas arrestimit të Anna Malaj, e cila dyshohet se ka grabitur një pikë karburanti në Levan të Fierit dhe ka tentuar të vjedhë edhe dy të tjerë, është vënë në pranga edhe bashkëpunëtori i saj, Emiljano Grembi.

22 vjeçari, banues në Belinë të Patosit ra në pranga pasi policia arriti të zbardhë tri ngjarjet, ku ai së bashku me kushërirën ishin kthyer në tmerrin e pikave e karburanteve. Më 2 Korrik 2018, Malaj dhe Grembi nën kërcënimin e armës grabitën 30.000 lekë të reja. Më vonë, në dy ngjarjet e tjera, një në Mallakastër dhe një në Fier tentuan të vjedhin pikat e karburanti, por pa sukses.

Tv Klan