Dy pika karburanti janë grabitur mëngjesin e së enjtes nga dy persona të armatosur dhe më maska.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes në lagjen ”Nr.1” në Sarandë dhe kanë marrë kontakt me të dy punonjës me inicialet K.S., 58 vjeç, dhe R.S.

Grabitja ka ndodhur në dy pika të ndryshme karburanti, ku nga verifikimet ka rezultuar se rreth orës 06:00 dhe 06:30, pranë dy pikave të karburantit kanë shkuar dy persona ende të paidentifikuar të pajisur me maska e nën kërcënimin e armës së zjarrit u kanë vjedhur shumën e lekëve të xhiros ditore prej 16.000 lekë të reja në total.

Policia ka ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/tvklan.al