Dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë terrorizuar paraditen e së enjtes banorët e njësisë administrative Zerqan në Bulqizë. Nën kërcënimin e armës ata kanë arritur të grabisin 1.8 milion lekë të rinj.

Paratë do t’i shpërndaheshin pensionisteve dhe personave që përfitojnë ndihmë ekonomike. Sipas dëshmitarëve autorët kanë hyrë në ambientet ku po shpërndaheshin paratë dhe kanë qëlluar në ajër.

Më pas kanë kërcënuar punonjësen e Postës Shqiptare duke i vënë armën në kokë. Sapo kanë dalë nga ambientet dy të maskuarit kanë gjuajtur në ajër me breshëri. Pensionistët që kanë qenë në radhë për të tërhequr pensionet e tyre, thonë se ngjarja i ka terrorizuar

Po sipas dëshmitarëve ata janë larguar drejt malit në këmbë .Policia e Dibrës, ka nisur menjëherë kontrollet, ndërsa në ndihmë është dërguar një helikopter nga Tirana.

Tv Klan