Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë 2 të rinj dhe ka shpallur  në kërkim 1 tjetër, pasi i kanë vjedhur një studenteje disa para dhe bizhuteri me vlerë.

Të ndaluarit janë Spartak Kreci, 20 vjeç dhe Xh. K., 18 vjeç, të dy banues në Sarandë, ndërsa është shpallur në kërkim një adoleshent me inicialet  A.J., 15 vjeç edhe ai banues në Sarandë.

Sipas policisë Xh. K., në bashkëpunim me shtetasin: A.J i kanë vjedhur një portofol me disa para brenda si dhe disa bizhuteri me vlerë 20 vjeçares E.L nga Erseka , studente në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.3, pranë vendit të quajtur “Shkalla e Raiffeisen Bank”.

Këto para dhe sende të vjedhura nga shtetasit e mësipërm, më vonë janë përvetësuar nga shtetasi: Spartak Kreci./tvklan.al