Një bandë grabitësish u futën në një dyqan dhe kërkuan paratë. Por ajo që padyshim nuk prisnin ishte që pronari t’u kërkonte që të ktheheshin më vonë, kur të kishte më shumë para… dhe ata ashtu bënë.

Duket si shaka, por për pronarin e një dyqani në Belgjikë, ky ishte realiteti i frikshëm. 6 persona u futën në dyqanin e Didier që ndodhet në periferi të Charleroi në mes të ditës, me qëllim që ta grabisnin.

I zoti i dyqanit i tha grupit që të ktheheshin në fund të ditës, në mënyrë që t’u jepte më shumë para.

“Ishte si komedi

“, tha Didier, i kontaktuar në telefon nga BBC, ndërsa shtoi se ata “

po cilësohen si grabitësit më budallenj në Belgjikë”.

I zoti i dyqanit shpjegoi se përgjatë 14 minutave të gjata, ai u përpoq t’i bënte shokë grabitësit.

“Nuk u dhashë asgjë, por u thashë se nëse do të ktheheshin më vonë, do të kisha 2 ose 3 mijë euro”

. Kështu banda e besoi dhe u largua.

“Kur telefonova policinë, ata nuk besonin se do të ktheheshin”,

tregoi Didier. Por në fakt ata u rikthyen, fillimisht në orën 17:30, një orë përpara se dyqani të mbyllej. Didier pa një prej grabitësve në derë dhe i tha se nuk kishte ardhur ende ora për ta mbyllur.

Kur u kthyen për herë të tretë, në 18:30, policia ndodhej pas dyqanit gati për t’i kapur. 5 persona përfunduan në pranga, përfshirë një minoren.

/tvklan.al