Grabitësit kanë sulmuar një shtëpi në Brezhdan të Peshkopisë dhe plagosën djalin e familjes Selishta. Sipas policisë, Ersen Selishta, 29 vjeç është përleshur me autorët dhe ka marrë plagë në dorë, pasi autorët kanë shkrepur armën.

Dy personat e maskuar kanë hyrë brenda dhe pasi i kanë vënë armën në kokë kryfamiljarit kanë marrë një shumë lekësh dhe një aparat celular. Në këtë moment ka ndërhyrë djali, i cili u plagos.

Pasi Selishta mjekoi dorën në spital u largua për në shtëpi. Për këtë ngjarje, policia ka shoqëruar disa persona që dyshohet se kanë dijeni apo lidhje me autorët, ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera./abcnews.al