Tre persona kanë tentuar të grabisin një banesë në fshatin Karpen të Kavajës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në banesën e 70-vjeçarit me iniciale B.G.

Mësohet se autorët, të paidentifikuar, u diktuan nga familjarët dhe hasën në rezistencën e tyre. Si pasojë e përplasjes mes grabitësve dhe familjarëve, mbetën të lënduar 13-vjeçari A.G. dhe 47-vjeçarja me iniciale R.G. Këta të fundit u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Autorët nuk ka mundur të realizojnë vjedhjen dhe janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Aty mbërritën forcat e policisë pasi morën njoftimin për grabitjen e mbetur në tentativë. Uniformat blu janë duke kontrolluar zonën për gjetjen e autorëve.

Grupi hetimor vijon punën për sigurimin e çdo prove që do t’u shërbejnë zbardhjes së ngjarjes. /tvklan.al