Ishin veshur si policë, marrin peng 2 punonjës

Një grabitje spektakolare e 750 kilogramëve ar me vlerë 40 milionë Dollarë ka ndodhur në aeroportin ndërkombëtar të Sao Paolos në Brazil.

8 grabitës të armatosur, të maskuar dhe të veshur si policë hynë në aeroport, në zonën ku bëhej transporti i arit që kalonte tranzit përmes aeroportit të Sao Paolos, nga Nju Jorku drejt Zvicrës.

4 nga grabitësit në pak sekonda ngarkojnë arin në një automjet identik me atë të policisë federale me të cilin kishin hyrë në aeroport.

Në ndihmë të tyre u vunë edhe punonjësit e aeroportit që u kërcënuan me armë.

Gjatë tentativës për t’u larguar, ata morën peng edhe dy prej tyre.. Dëshmitarët thanë se grabitësit shkëmbyen zjarr me rojet e sigurisë, por nuk pati asnjë të lënduar.

Ata u larguan në drejtim të paditur, ndërsa automjeti i policisë me të cilin kryen grabitjen u gjet i braktisur 20 kilometra larg aeroportit.

Tv Klan