Një argjendari në qytetin e Gjirokastrës është grabitur nga persona të paidentifikuar në lagjen 18 Shtatori.

Mësohet se kanë qenë 2 autorë të armatosur dhe nën kërcënimin e armës morën bizhuteri me vlerë.

Grabitësit u larguan nga vendngjarja me automjet. Asnjë prej punonjësve nuk u lëndua.

Në vendngjarje shkuan forca të shumta policie të cilat kanë nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët.

Informacioni paraprak i Policisë Gjirokastër:

Më datë 31.03.2021, rreth orës 18:10, në lagjen “18 Shtatori”, në një argjendari, dy persona të paidentifikuar dyshohet se nën kërcënimin e armës, kanë vjedhur sende me vlerë dhe më pas janë larguar me shpejtësi. Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon punën për fiksimin e çdo prove materiale që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. /tvklan.al