Grabitet argjendaria në Lezhë





Grabitet argjendaria në Lezhë

20:32 17/08/2022

Policia shpall në kërkim një 17-vjeçar si autor

Një argjendari ka rënë pre e grabitjes në qytetin e Lezhës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e martës në rrugën “Luigj Gurakuqi”, por u raportua vetëm këtë të mërkurë.

Grabitësi mësohet se ka qenë me një motor dhe në kokë mbante një kokore. Pasi ka ndaluar motorin ai ka hyrë me shpejtësi në argjendari dhe ka arritur të marrë disa sende me vlerë.

Por gjatë largimit ai është ndjekur nga pronari i argjendarisë me të cilin është përplasur edhe fizikisht jashtë dyqanit.

Pavarësisht përpjekjeve të pronarit ai ka mundur të largohet, ndërsa me vete ka marrë edhe sendet me vlerë.

Policia bëri të ditur se ka mundur ta identifikojë autorin të cilin e ka shpallur në kërkim. Ai është një 17-vjeçar me inicialet K.N, banues në Lezhë dhe ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “vjedhje me dhunë”.

Tv Klan













Të ngjashme