3 persona të armatosur e të maskuar kanë grabitur një sasi parash këtë të premte në Durrës, nga automjeti i një shoqërie private sigurimi. Ngjarja në fjalë ndodhi rreth orës 16:50, në lagjen nr.14, Shkozet.

Sipas policisë 

“dyshohet se 3 persona me një mjet, nën kërcënimin e armës dhe të maskuar i kanë dalë përpara një mjeti (shoqëri private sigurimi) që po transportonte lekët e Ndërmarrjes së Drejtorisë Rajonale të Transportit Durrës në një bankë të nivelit të dytë dhe i kanë marrë një shumë parash”.

Autoritetet policore të Durrësit thonë se po punohet për kapjen e autorëve të dyshuar dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa nuk jepen të dhëna të tjera për arsye hetimi.

/tvklan.al