Një grabitje me armë ka ndodhur rreth orës 21:30 të së dielës, në Fushë-Krujë. Persona të paidentifikuar dhe të maskuar kanë hyrë në banesën e 36-vjeçarit B.K. dhe nën kërcënimin e armës kanë marrë një shumë parash, bizhuteri dhe një makinë Volkswagen.

Në një njoftim për mediat, policia thotë se për rastin është ngritur një grup hetimor, ndërsa janë shoqëruar disa persona me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

/tvklan.al