Një kambist, banor i lagjes 3 në Durrës, ka rënë pre e grabitjes me dhunë mëngjesin e sotëm.

3 persona të armatosur dhe të maskuar kanë arritur t’i marrin me dhunë shtetasit Gavrosh Koçilja, afro 20 mijë euro.

Autorët e kanë goditur në kokë dhe i kanë lidhur duart me një karikues celulari.

Pasi kanë marrë paratë janë larguar me një makinë tip “Opel”.

Policia nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare, ndërsa mësohet se vijon puna për kapjen e autorëve.

Tv Klan