Policia e Athinës ka nisur një hetim për të gjetur grabitësit që vodhën një bankë në qendër të Athinës. Ngjarja ndodhi ditën e martë rreth orës 12:00 të mesditës.

Sipas raportimeve fillestare, ishin dy grabitës të armatosur me kallashnikov. Ata arritën t’ia mbathin me një shumë parash, e cila ende nuk dihet në sa konsiston ekzaktësisht.

Grabitja ndodhi në një bankë në rrugën Mitropoleos, që lidh sheshin Syntagma ku ndodhen Parlamenti dhe Ministria e Financës, me zonën turistike e komerciale të Monastiraki./tvklan.al