Autori i pa armatosur merr 50 mijë lekë dhe largohet me vrap

Një institucion financiar është grabitur pasditen e kësaj të marte në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Burime të policisë thonë se autori ende i paidentifikuar ka arritur të marrë një shumë prej 50 mijë lekësh. Ai mësohet se nuk ka qenë i armatosur dhe pasi mori paratë u largua me vrap.

“Rreth orës 18:07, në rrugën “Medar Shtylla”, në një zyrë që i përket një institucioni financiar për kredidhënie në shuma të vogla, një person ende i paidentifikuar dhe i pa armatosur, ka marrë një sasi parash rreth 50 mijë lekë të reja dhe është larguar me vrap. Në ndjekje të autorit janë vënë shërbimet e Policisë “Shqiponjat”, Patrulla e Përgjithshme dhe Forca e Posaçme Operacionale e DVP Tiranë“, thuhet në një njoftim paraprak të policisë.

Aktualisht një grup hetimor është duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorit./tvklan.al