Grabitet shtëpia e artistes Mariah Carey





Grabitet shtëpia e artistes Mariah Carey

20:50 15/08/2022

Hajdutët kanë shfrytëzuar momentin kur këngëtarja ishte me pushime për të hyrë në shtëpi

Shtëpia e artistes Mariah Carey është grabitur. Media “Page Six” ka mësuar se gjatë muajit Korrik, ndërsa këngëtarja ishte duke bërë pushime në Capri, Itali, shtëpia e saj në Atlanta u grabit.

Policia ka konfirmuar vjedhjen, por duke qenë se çështja është ende duke u hetuar nuk janë zbuluar shumë informacione. Nuk dihet ende se çfarë sendesh janë marrë nga grabitësit.

Ajo bleu rezidencën prej 5,65 milionë Dollarësh në Nëntor 2021. Shtëpia me 9 dhoma gjumi dhe 13 banjo përmban një pishinë, fushë tenisi dhe shesh lojërash. Mesa duket grabitësit kanë shfrytëzuar rastin që artistja nuk gjendej në shtëpi për të kryer vjedhjen.

Carey kaloi pushimet me të dashurin Bryan Tanaka dhe binjakët e saj Monroe dhe Moroçan muajin e kaluar. Fotot e postuara në rrjetet sociale nga udhëtimi i saj në Itali u ka konfirmuar hajdutëve se shtëpia do të ishte bosh.

Këngëtarja është e njohur për për nivelin e lartë të jetesës. Në vitin 2017, diva e muzikës tregoi dollapin e saj për “Vogue”, duke treguar një sërë çantash që i përkisnin markave luksoze.

Klan News













Të ngjashme