Shtëpia e një biznesmeni ka rënë pre e grabitësve paraditen e kësaj të hëne në qytetin e Korçës. Shtëpia është në pronësi të biznesmenit Niko Koço, i cili jeton në lagjen Nr.4 të qytetit.

Në momentin e grabitjes në shtëpi nuk ka pasur njeri, ndërsa mësohet se autorët kanë marrë disa bizhuteri që gjetën në banesë.

Autoritetet policore kanë nisur hetimet për identifikim dhe kapjen e autorëve. Deri më tani mësohet se janë shoqëruar disa persona me precedentë në të kaluarën.

/tvklan.al