2 persona me maska marrin diamante dhe ar me vlerë miliona euro

Grabitja spektakolare ka ndodhur në atë që konsiderohet ndër ndërtesat më të sigurta të Gjermanisë, të ashtuquajturën “kasafortë e gjelbër” në Dresden.

Persona të paidentifikuar vodhën një numër thesaresh prej diamanti e ari me vlerë miliona euro, në muzeun e ngritur në pallatin e dikurshëm mbretëror të Dresdenit, ku ruhet ai që konsiderohet si thesari më i madh në Europë.

Grabitja mendohet të ketë ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit të kësaj të hëne, nga dy persona me maska që tashmë janë në arrati. Sistemi i alarmit kishte dalë jashtë funksionit për shkak të një zjarri që kishte rënë në kasetën elektrike të ndërtesës, por është ende e paqartë nëse flakët ishin të rastit.

Hetuesit thanë se deri më tani është konstatuar vjedhja e 40 sendeve historike me diamantë.

Roland Woeller, ministri i brendshëm i Skocisë u shpreh: Nuk është fjala vetëm për vlerë materiale. Sendet e vjedhura kanë vlera të paçmueshme për shtetin federal të Saksonisë. Me këtë ngjarje është vjedhur e gjithë Saksonia.

Sendet me vlerë miliarda euro që ruhen në këtë muze u përkasin familjeve mbretërore saksone që nga shekulli i 14.

Tv Klan