Një zyrë e OSHEE në Tiranës është grabitur gjatë natës. Sipas informacioneve mësohet se zyra e grabitur ndodhet në rrugën “Qemal Stafa”.

Kanë qenë punonjësit ata që kanë lajmëruar policinë, pasi kur kanë shkuar në mëngjes për punë kanë vënë re që dera e jashtë ka qenë e hapur dhe gjithçka ka qenë rrëmujë.

Policia në një njoftim për mediat sqaron se “një person ende i paidentifikuar ka vjedhur një shumë prej 2.000 Lekësh“.

Grupi hetimor po kryen veprimet në lidhje me ngjarjen për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Pritet që të sekuestrohen kamerat e sigurisë të zyrave të OSHEE./tvklan.al