Emisioni “Stop” disa herë ka transmetuar mashtrimin që u bëhet qytetarëve nga “Perla Agency” me pronare Verjana Gega. Një nga viktimat e saj është dhe qytetari Festim Muça. Ai tregon, se ka shkuar në zyrat e “Perla Agency” në vitin 2018 dhe ka paguar 1 800 Euro për një kontratë pune për në Gjermani.

Gega i kishte thënë se nëse nuk do të pranohej viza Lekët do të ktheheshin. Viza u refuzua, por ajo nuk ia ktheu Lekët kurrë duke i nxjerrë justifikime të ndryshme. Tani zyra e saj qëndron e mbyllur dhe prej gati katër vjetësh Festimi nuk ka marrë     Lekët e tij.

Në vitin 2018, në Prill kam shkuar tek “Perla Agency” në Astir dhe më premtuan një kontratë pune në Gjermani, hekurkthyes. Kontrata nuk u bë dhe më thanë që do më kthejë Lekët, por më ka mashtuar dhe Lekët s’mi ka dhënë akoma.

Në fillim më tha që do t’i sillte dikush nga Mali i Zi, më pas më tha që i ka vdekur babai, pastaj që kishte lindur një fëmijë tjetër. Unë kërkoj që të më kthej Lekët”, tregon Muça.

Qytetari pas shumë përpjekjesh arriti që të komunikonte me Verjana Gegën, por ajo i thotë që do takoheshin një ditë më vonë. Por ditën e takimit ajo i mbylli telefoni dhe takimi nuk u krye.

Pasi qytetari nuk arriti të komunikonte me pronaren e “Perla Agency”, këtë herë tentoi “Stop” që të fliste me Gegën por sërish takimi nuk u krye.

pas shumë përpjekjes, Verjana Gega komunikon me motrën e Festimit dhe i kërkon, që ai të tërhiqet nga denoncimi në “Stop”, madje të bëjë sikur nuk e dinte dhe që lekët ishin hedhur. Gega ka thënë se vetëm në këtë mënyrë, sipas saj, qytetari do të mund të merrte paratë e veta./tvklan.al