Një grabitje ka ndodhur mëngjesin e 19 Janarit në qytetin e Krujës, ku kamarierit të një lokali iu morën 200 mijë Lekë të vjetra, ndërsa është zbardhur sot nga policia.

Dy autorët kanë qenë të armatosur dhe nën kërcënimin e armës, morën shumën e parave. Më pas u larguan me shpejtësi.

Policia, e cila u informua për ngjarjen, u vu menjëherë në lëvizje dhe mundi të lokalizonte njërin prej autorëve të dyshuar. Uniformat blu kishin rrethuar banesën e 24-vjeçarit me iniciale A.K., njëri prej grabitësve të dyshuar.

Në momentin që ky i fundit doli nga banesa me dy armë në brezë, u neutralizua dhe u arrestua menjëherë nga forcat policore.

Ndërkohë që autori i dytë është identifikuar dhe është shpallur në kërkim, por për arsye hetimore nuk  bëhen me dije të dhëna të tjera. I arrestuari akuzohet për vjedhje me dhunë dhe armëmbajtje pa leje. /tvklan.al