Policia e Gjirokastrës ka zbardhur ngjarjen e mëngjesit të së mërkurës ku është grabitur banesa e një çifti. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Manalat” ku të pranishëm në momentin e grabitjes kanë qenë të zotët e banesës A.Ç, 67 vjeç dhe bashkëshortja e tij,  L.Ç 58 vjeçe, me të cilët autori i ngjarjes është konfliktuar.

Pas një pune intensive të bërë nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, u bë e kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar të vjedhjes. Në pranga ka rënë Arbland Demçaj, 29 vjeç, banues në Gjirokastër.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan dy telefona celular të markës Samsung, disa bizhuteri, një unazë e një varëse, sende këto të vjedhura në banesë, ndërsa sasinë prej 10.000 lekësh autori e kishte shpenzuar në lojëra fati./

tvklan.al