grabitja_laknas

Kur kanë kaluar katër ditë nga grabitja spektakolare e 3.8 milionë eurove në rrugën Rinas – Tiranë, në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e deritanishme nuk është përfituar asnjë element i vlefshëm për të zbardhur ngjarjen.

Sipas hetuesve, autorët kanë qënë mjaft të kujdeshëm, pasi nuk kanë lënë asnjë gjurmë në mjetin e blinduar që grabitën. Prokuroria nuk ka në dispozicion asnjë filmim të momentit të grabitjes, pasi në këtë aks rrugor nuk ka asnjë kamera sigurie.

Ndërkohë që policia ka sekuestruar pamjet e disa bizneseve, kryesisht karburanteve në rrugën dytësore përgjatë autosradës Tiranë – Durrës. Kjo do të ndihmojë grupin hetimor për të rindërtuar dinamikën e largimit të grabistëve nga rruga e Rinasit për në vendin ku dogjën automjetin.

Prokuroria gjatë këtyre ditëve kërkoi për origjinën e makinës, që u përdor dhe më pas u dogj në rrugën dytësore përgjatë autostradës Tiranë – Durrës. Sipas burimeve nga akuza e kryqytetit mjeti rezulton i regjistruar për herë të fundit në Gjermani në vitin 2010 dhe më pas kësaj periudhe nuk ka asnjë të dhënë për të.

Nuk dihet se si ka hyrë kjo makinë në territorin shqiptare dhe kush e ka përdorur. Ky fakt e bën mjaft të vështirë hetimin pasi makina e djegur shihej si mundësi për të mëbrritur tek autorët.

Tv Klan