19 mijë euro është shuma që arritën të merrnin mëngjesin e së martës grabitësit në Vlorë. Tre persona të armatosur me kallashnikov e të maskuar i prenë rrugën shoferit të një furgoni që sapo kishte zbritur nga trageti dhe nën kërcënimin e armëve, ata morën paratë që emigrantët kishin dërguar në Shqipëri për familjet e tyre.

Një prej autorëve është Armando Kuqi. 29-vjeçari u arrestua pak kohë pas grabitjes. Ndërkohë në kërkim u shpallën dy bashkëpunëtorët e tjerë në grabitje, të cilët policia mësohet se i ka identifikuar.

Në operacionin e një dite më parë, policia arriti të gjente makinën e përdorur nga autorët ashtu sikurse edhe armët.

/tvklan.al