Një ditë më parë, emisioni Stop në Tv Klan denoncoi rastin e grabitjes së parave nga portofoli i një pacienti me Covid të shtruar në Spitalin Infektiv.

Djali i pacientit 58-vjeçar, tha për Stop se pas vdekjes së të atit për shkak të koronavirusit, spitali i ktheu sendet personale të babait, mes të cilave edhe portofolin. Por mungonin 200 mijë Lekë të vjetra dhe karta e bankomatit së bashku me kodin PIN, nga e cila ishin tërhequr 600 mijë Lekë të vjetra.

Pas këtij denoncimi, autoritetet janë vendosur në lëvizje për të identifikuar punonjësin e spitalit Covid 1 që ka marrë paratë e pacientit. Prokurorja e çështjes, Eriselda Bala, thotë, se i ka dërguar shkresa bankave që ditën kur është bërë denoncimi, për të identifikuar personin që ka tërhequr paratë nga bankomati. /tvklan.al