Zbardhen detaje të reja nga grabitja e postës në Durrës. Autorët, të cilët tashmë janë të arrestuar, pasi morën tre kasafortat e postës ku besonin se ndodheshin paratë u larguan me një makinë të vjedhur në Lushnje më 16 Qershor.

Sipas asaj që raporton

ABC News,

grabitja u pikas nga një efektiv policie, i cili pasi njoftoi patrullën u vu në ndjekje të autorëve. Gjatë tentativës për t’i ndaluar, efektivi i policisë Julian Kastrati, i cili lëvizte me motor u përplas nga makina e grabitësve.

Ai mori dëmtime në këmbë dhe u dërgua në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Grabitësit qëlluan gjithashtu me armë në drejtim tij, po për fat asnjë plumb nuk e preku. Ngjarja e rëndë u regjistrua të enjten, në lagjen numër 18 në Durrës rreth orës 04:15 të mëngjesit.

/

tvklan.al