Grabitja e postës, burg për të arrestuarit

Grabitja e postës, burg për të arrestuarit

15:40 10/11/2019

Konsiderohen si një grup i rrezikshëm kriminal

Gjykata e Krujës la në burg personat e arrestuar për grabitjen e 13 milionë lekëve dhe 1500 eurove në postën e këtij qyteti pak ditë më parë. Do të qëndrojnë në qeli Gazmir Saka, Andi Rexhepi, dhe Mark Caka, të tre banues në Krujë dhe të dyshuar si autorët e grabitjes.

E njëjta masë sigurie u caktua edhe për 2 persona te tjerë të arrestuar për moskallëzim krimi. Në krye të këtij grupi dyshohet se ishte Andi Rexhepi, i njohur edhe si Andi Paturri, një person me precedentë të mëparshëm penalë në Shqipëri dhe Greqi.

Ndërsa roja i postës, Besnik Parruca, i prangosur pas grabitjes dhe që akuzohet për shpërdorim detyre u la i lirë. Në banesën e njërit prej të arrestuarve policia gjeti edhe një sasi të parave të vjedhura.

Gjatë operacionit u sekuestruan edhe 3 armë zjarri me silenciatorë, një minë me telekomandë, si dhe automjete e targa të vjedhura. Sipas uniformave blu, ky grup i rrezikshëm kriminal dyshohet edhe për disa grabitje me dhunë dhe me armë në Kavajë, Durrës, Vorë, Kamzë, Laç e Mirditë.

Tv Klan




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi