Pranga punonjësit të aeroportit

Pranga punonjësit të aeroportit

15:44 15/06/2019

Kur kanë kaluar rreth dy muaj nga grabitja e 6 milion Eurove në pistën e Rinasit policia ka ndaluar një tjetër person duke e çuar në 7 numrin e të arrestuarve. Ai është një punonjës i aeroportit në zonën e kargos dhe ka dyshime se ai ka ndihmuar grabitësit me informacion.

Hasan Kanaçi është personi i prangosur, ky që shihni në këtë foto. 48 vjeçari sipas policisë ka dhënë informacion për mbërritjen e parave në aeroport, numrin e autoblindave me para dhe detaje të tjera në lidhje forcat e sigurisë që ndodheshin në pistë. Policia thotë se ka sekuestruar sasi të konsiderueshme parash, por pa bërë publike shumën. Ndërsa aktualisht prokuroria vazhdon hetimet për shpërdorimin e detyrës nga zyrtarë të aeroportit dhe institucioneve të tjerë, pasi ka dyshime se mund të jenë të përfshirë dhe të tjerë persona.

Të arrestuar për supergrabitjen janë Oltjon Veseli, Ragip Hajdnini, Elton Pikli, Renaldo Sula, Saimir Çela dhe Alkond Bengasi. Ky i fundit bashkëpunëtor i drejtësisë pasi dëshmia e tij zbardhi rolin e këtyre personave në grabitje. Në kërkim vazhdon të jetë një nga organizatoret e grabitjes Klement Çala dhe i vëllai i tij Eldi. Në grabitjen e 9 Prillit mbet i vrarë Admir Muartaj gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë , e cila i ndoqi pasi ata dolën nga rrethimi i aeroporti.

Tv Klan

 

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT