Lleshaj: Zbardhim ngjarjen e Rinasit

Lleshaj: Zbardhim ngjarjen e Rinasit

15:45 18/04/2019

Ministri i Brendshëm ka premtuar se grabitja e parave në Rinas do të zbardhet shumë shpejt. Në një interpelancë kërkuar nga opozita, Lleshaj theksoi se grabitja është kryer nga profesionistë, të cilët u larguan nga një tunel duke i ikur ndjekjes së policisë. Ministri deklaroi se kjo ngjarje nuk ka cënuar sigurinë duke mos kursyer akuzat ndaj koncesionarit.

Nuk është një ngjarje apokaliptike, nuk është një cënim i sigurisë kombëtare. Siguria kombëtare nuk mund të cënohet nga një grup prej pesë personash. Ngjarja është dëshmi e një serie dështimesh të disa hallkave që janë përgjegjëse për sigurinë në aeroport. Përgjegjësia i është transferuar një kontraktori privat. Unë s’do ta kisha votuar kurrë këtë vendim”.

Por deputetët e opozitës i kërkuan Ministrit të mbajë përgjegjësi për grabitjen e parave dhe nëse është e nevojshme, qeveria t’i ndërpresë kontratën koncensionarit.

“Çfarë informacioni keni për kompaninë ICTS-së, çfarë është kjo kompani dhe si i merr njerëzit në punë? Nëse mendoni se e keqja është koncesioni, ejani silleni në Kuvend ta anulojmë. Nëse merreni me ata që hedhin bojë, apo urinojnë nëpër lulishte, nuk ju shtyn kureshtja që të shihni kush punon në aeroport, këta që ju heqin rripin e pantallonave shqiptarëve, që ju vjedhin celularët, që ju heqin fasulet dhe gjelin e detit, nuk keni ju fare të dhënë… Grabitja ka pasur kallauzë nga brenda, ju ça na thoni ka pasur informatorë aty apo jo, gjithçka ka ndodhur në 2 minuta e 30 sekonda, kush është kjo kompani që nuk i hap derën FNSH

“.

Ministri Lleshaj deklaroi se kanë qenë të paktën 12 probleme të konstatuara në kohë, që kanë lidhje me sigurinë, të cilat nuk kanë marrë zgjidhje nga koncensionari.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT