Përdorte dokumentin e policisë për ti shpëtuar prangosjes

Një ish polic është arrestuar si autor i grabitjes së kambistit Shefqet Muço, në 11 Janar të këtij viti në Korçë. Në pranga ka rënë Martin Arëza banues në Korçë, i cili ka punuar për disa kohë efektiv në doganë  ndërsa është arrestuar edhe më parë në vitin 2015.

Në atë kohë 33 vjeçari u prangos pasi falsifikonte dokumenta duke ndihmuar persona që të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.

I riu dokumentin e policisë dhe simbole të policisë i përdorte ende për tu prezantuar si efektiv dhe për ti shpëtuar kapjes nga uniformat blu. Vec 33 vjeçarit është prangosur edhe Adhurim Shega nga Tirana i cili sipas policisë ka strehuar dhe ndihmuar autorin e grabitjes së 4 milionë lekëve.

Kështu shkon në 3 numri i personave të arrestuar pasi ditën e ngjarjes u vu në pranga në flagrancë edhe 42 vjeçari Agim Çaçi me profesion jurist.

Ai u neutralizua nga vetë kambisti 57 vjeçar që e mbajti deri në mbërritjen e policisë. Edhe pse Shefqet Muço u kërcënua përmes një arme, nuk e la 42 vjeçarin që të largohej bashkë me personat e tjerë në grabitje.

Sipas hetimeve grabitësit e kishin mbajtur nën vëzhgim kambistin dhe e pritën Muçon ditën e ngjarjes pranë banesës së tij ku i morën shumën e 4 milionë lekëve.

Klan News