Tetë ditë pas grabitjes së ndodhur në Rinas, Komitetit i Sigurisë Kombëtare të Aviacionit Civil Shqiptar  është mbledhur për të diskutuar për masat që duhet të ndërmerren për të rritur elementët e sigurisë në Rinas.

Në mbledhje morën pjesë përfaqësues të Autoritetit të Aviacionit Civil, drejtori i TIA-s Castro Vasquez, përfaqësues të doganave, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ai i Kufirit, zv/ministri i Transporteve Bahri Shaqiri, përfaqësues të Albcontrol, Emergjencave  Civile dhe SHISH.

Analizimi i ngjarje së 30 qershorit dhe masat shtesë të sigurisë në koordinim mes institucioneve ligjzbatuese për t’iu përgjigjur dhe sfidave në kuadër të luftës kundër terrorizmi, kanë qenë tematika e mbledhjes, e cila zgjati dy orë.

Pas mbledhjes drejtori i TIA-s, Castro Vasquez pranoi se janë marrë masa shtesë, por duke u rezervuar të jap detaje.

Drejtori i TIA-s, Castro Vasquez:

Ky është një diskutim konfidencial, por ne do t’ju vëmë në dijeni për çfarë na lejohet shumë shpejt, sapo të jetë e mundur. Po e përsëris, ky është një informacion konfidencial, por shumë shpejt ne do kemi përgjigje të vërteta për ju. Kemi marrë masa shtesë sigurie  për të cilat nuk dua të diskutoj për këtë në publik. Marrëdhëniet me policinë i kemi të mira. 

Përfaqësuesit e institucioneve ligjzbatuese refuzuan të komentonin takimi.

Burime nga mbledhja  bën me dije se në ditët e ardhshme pritet të ndërhyhet në përmirësimin e sistemit të kamerave dhe në rritjen e elementëve të sigurisë në perimetrin rrethuese të aeroportit. /TV KLAN